Sulm me dronë në Moskë, evakuohen disa banorë të kryeqytetit

Sulmi i rrallë në kryeqytetin rus erdhi pasi kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, u përball me sulmin e tretë ajror në 24 orë

Sulmi me dronë në Moskë më 30 maj 2023.

Dronët goditën disa ndërtesa në Moskë duke shkaktuar dëme “të vogla” dhe pa lëndime serioze, me sistemet e mbrojtjes ajrore duke shkatërruar gjithashtu disa dronë në afrimin e tyre drejt kryeqytetit rus, thanë zyrtarët rusë të martën.

“Të gjitha shërbimet e urgjencës të qytetit janë në skenën e incidenteve”, ka thënë kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin në kanalin e tij të mesazheve Telegram.

Andrei Vorobyov, guvernatori i rajonit të Moskës, ka thënë në kanalin Telegram se disa dronë u rrëzuan në afrimin e tyre drejt Moskës.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush i nisi dronët. Disa nga kanalet ruse të mesazheve në Telegram raportuan se katër deri në 10 dronë u qëlluan në periferi të Moskës dhe në rajonin e saj të afërt.

Sobyanin ka deklaruar se disa banorë ishin duke u evakuuar, raporton Reuters.

Po ashtu, agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se disa banorë të një ndërtese në rrugën Profsoyuznaya të Moskës në jug të qytetit po evakuoheshin.

BBC ka raportuar për një shpërthim në orën 06:24, sipas kohës lokale, në veriperëndim të Moskës. Po ashtu, një tjetër shpërthim është dëgjuar disa minuta më vonë.

Sulmi me dronë në Moskë vjen pas sulmeve me dronë gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku të paktën një person raportohet se është vrarë.

Zyrtarët ukrainas thanë se disa ndërtesa janë përfshirë nga zjarri, duke shtuar se mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar mbi 20 dronë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika