Von Cramon shpreh mirënjohjen për ushtarët e KFOR-it, kërkon dënimin e protestuesve që sulmuan ata

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka kërkuar hetim të plotë dhe ndjekje penale të autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon

Përpos tri kërkesave të Bashkimit Evropian, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka edhe një kërkesë.

Me anë të një postimi në Twitter, Von Cramon ka kërkuar hetim të plotë dhe ndjekje penale të autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it.

“Një kërkesë shtesë, por kritike: hetim të plotë dhe ndjekje penale të autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it. Jemi tej mase mirënjohës për gjithçka çfarë kanë bërë trupat e NATOS-s, ju urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, ishte përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, i cili njoftoi të enjten për tri kërkesat për Qeverinë e Kosovës.

Ato përbënin zgjedhje lokale të reja të menjëhershme, sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe nisja e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe brenda dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika