Tahiri: Kurti ka shkaktuar kaos në veri, në ato komuna s’ka kushte për punë

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se veprimet e tij në veri të vendit kanë shkaktuar vetëm kaos dhe nuk kanë shtrirë sovranitetin e as rendin dhe ligjin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se me veprimet e fundit në veri të vendit ka shkaktuar vetëm kaos dhe nuk e ka shtrirë sovranitetin e as rendin dhe ligjin.

Ai, gjatë një konference për media të hënën, ka thënë se në atë pjesë të vendit qytetarët nuk janë të sigurt të zhvillojnë një jetë normale.

“Sa i përket kryeministrit, ai krejt çka ka bërë është se ka krijuar kaos në ato komuna. Fatkeqësisht po të kishim shtrirje të sovranitetit, do ta kishim përkrah, por në ato komuna nuk ka kushte për punë, nuk ka kushte për asgjë, pra atje nuk është njeriu i lirë me dalë me ble diçka në market, sepse janë të kërcënuar nga bandat me gjasë që kanë zbarkuar nga Serbia. Nuk ka krijuar gjendje më të mirë, krejt çka ka bërë e ka reduktuar sovranitetin në oborret e katër komunave. Policia është për të siguruar rend dhe ligj në tërë territorin”, ka thënë ai, raporton Dukagjini.

Tutje, ai ka deklaruar se kërkesat e Listës Serbe që Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu janë absurde.

Por, ai nuk ka treguar nëse dy kryetarët e kësaj partie në veri do të japin dorëheqje për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, qëndrimi i kësaj partie është që çdo vendim të merret në koordinim me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, ai ka thënë se nuk duhet që të cenohet rendi kushtetues, sepse cenohet edhe pavarësia e vendit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika