Gërvalla: Jemi të hapur për zgjedhje të reja në veri, por duhen hapa të tjerë

Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, duke folur pas takimit me ministrin e jashtëm çek në Pragë, tha se fundi i dhunës ishte kushti i parë për të konsideruar zgjedhje të reja

Kosova është e hapur ndaj mundësisë së zgjedhjeve të reja në katër komuna veriore, por para kësaj duhet të ndërmerren hapa të tjerë, ka thënë të martën ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ministrja Gërvalla, duke folur pas takimit me ministrin e jashtëm çek në Pragë, tha se fundi i dhunës ishte kushti i parë për të konsideruar zgjedhje të reja.

“Po, ne jemi të hapur për zgjedhje në këto katër komuna, por për të pasur zgjedhje të reja na duhen hapa në mes”, tha ajo.

Ajo tha se Kosovës i duhet gjithashtu “një angazhim nga Serbia se ata nuk do të kërcënojnë më qytetarët serbë të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje”, shkruan  Reuters.

Ndryshe, ministrja Gërvalla, për takimin me homologun e saj çek ka shkruar edhe në Twitter.

“Ngrohtësia dhe mikpritja reflektojnë një marrëdhënie të veçantë mes dy vendeve tona. Thellimi i lidhjes sonë do të forcojë Perëndimin dhe Bashkimin Evropian në një kohë kritike”, ka shkruar ajo.

Në anën tjetër, Lipavsky ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ai ka thënë se të dy palët duhet të bëjnë përpjekje për të ulur tensionin.

“Shpreha shqetësimin për përshkallëzimin e fundit të situatës në veri të Kosovës. Prishtina dhe Beogradi duhet të bëjnë çdo përpjekje për të zbutur tensionin”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika