Rama i kritikon ata që e akuzojnë për Asociacionin, pa e lexuar draftin

Kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter ka thënë se "ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë"

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka thënë se “ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë”.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”, ka shkruar Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka propozuar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz të cilët i cilësoi si “kumbarë” të planit franko-gjerman.

Në një konferencë për media lidhur me situatën në veri të Kosovës, Rama ka deklaruar se për të, i pakuptueshëm mbetet pozicioni i Kosovës dhe jo ai i Serbisë.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz një draft të Asociacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë, prej kohësh. Një gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë. Kjo ditë kur palët, dhe në këtë rast, për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë, që e përsëris, bën atë që ka bërë edhe herë të tjera. Palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst, e jo më se çka duhet të ketë teksti”, ka thënë Rama.

Ky i fundit ka thënë se beson që krijimi i Asociacionit në Kosovë paraqet një derë për hapjen e dyerve ndërkombëtare për Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika