“Draft-satuti i Ramës”, Hysa: Nëse Vuçiq mund të ketë mendim për Asociacionin, këtë mund ta bëjë edhe një kryeministër shqiptar

Ylber Hysa, ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, ka komentuar draft-statutin e propozuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Hysa ka theksuar se nëse edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka një mendim dhe mund të ofrojë propozime për Asociacionin, atëherë edhe një kryeministër shqiptar mund ta bëjë të njëjtën gjë

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serb të propozuar nga kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama, këtë draft-statut ua ka prezantuar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Hysa ka thënë se nëse edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka një mendim për Asociacionin dhe ofron propozime se si duhet të jetë, këtë mund ta bëjë edhe një kryeministër shqiptar.

“Tash ne draftin nuk e kemi parë, nuk mund të paragjykojmë çka në të, por, në anën tjetër mund të kemi argumentime e reagime të ndryshme. Përderisa, të tjerët përshirë që nga OJQ-të si ‘Friedrich-Ebert-Stiftung’ edhe zoti Vucii mund ketë një mendim për Asociacionin, mbase këtë mund ta bëjë edhe një kryeministër shqiptar”, ka thënë Hysa në emisionin “Top Talk” në “Top Chanel”

Sa i përket këtij drafti, Hysa ka theksuar se nuk dihet nëse ka pasur një koordinim me Qeverinë e Kosës nga ana e kryeministrit Rama. Siç do të ishte e logjikshme potencon ai, a po, ka pasur një koordinim mes Ramës dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Gjithsesi duhet të themi që Rama ka të drejtë të flasë për Kosovën, por besoj që nuk akt ë drejtë të flasë ne emër të Kosovës. Këtu duhet të bëjmë një dallim dhe duket që kjo pikërisht ka ndodhur. Nuk e di nëse ka pasur një koordinim siç do të mund të pritej dhe siç do të ishte e logjikshme në mes të dy kryeministrave. Pra, të këtij në Prishtinë dhe atij ën Tiranë. Dhe kjo duket pjesa problematike, por, mesa shoh unë ka pasur një koordinim tjetër në mes të kryeministrit Rama dhe partnerët ndërkombëtare, të cilëve edhe iu ka adresuar këtë letër. Dhe nuk dihet nëse ai e ka bërë akt ë me porosinë e tyre, apo e ka pas një lloje vetë iniciative”, ka shtuat Hysa.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika