Ministri Peci pas vizitës së fermerëve në rajonin e Rekë së Keqe: Bujqësia duhet trajtuar si degë fitimprurëse e jo si punë zori

Ministria e Bujqësisë do të avancoj politikat përkrahëse për bujqit meritorë ka thënë ministri Faton Peci, pas vizitës së fermerëve në rajonin e Rekës së Keqe. Ai ka thënë se bujqësia nuk duhet parë si punë zori por si punë profitabile

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në fundjavë ka vizituar fermerët në rajonin e Gjakovës.

Ai ka thënë se ministria të cilën e drejton është e përkushtuar që të avancojë politikat mbështetëse për bujqit.

“Ciklin e vizitave të fundjavës e përfundova tek familja Bezhani në Smolicën heroike në Rajonin e Rekës së Keqe. Kjo familje posedon fermën me 40 krerë gjedhe, si dhe mbjellë 17 hektarë tokë, prej të cilave 5 hektarë me grurë dhe 12ha me miser. Kryefamiljari Ibrahimi, përmes bashkëbisedimit më njoftoi nga afër me veprimtarinë e tij”, ka thënë Peci.

Ai më tej në rrjetin e tij social ka shkruar se “Ministria të cilën e drejtoj është e përkushtuar në avancimin e vazhdueshëm të politikave përkrahëse për bujqit meritorë. Bujqësia më assesi nuk duhet të shihet e as të trajtohet si punë zori, por si një degë fitimprurëse në kuadër të zhvillimit ekonomik të vendit”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika