Përfshihen nga uji disa shtëpi në Komoran

Disa shtëpi janë përfshirë nga uji në fshatin Komoran të Drenasit. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e zjarrfikësve dhe drejtori i emergjencave nga komuna e Drenasit

Foto nga vendi i ngjarjes

Pas reshjeve të shiut në fshatin Komoran të komunës së Drenasit, disa shtëpi janë përfshirë nga uji.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe drejtori i emergjencave nga komuna e Drenasit.

Foto nga vendi i ngjarjes

Në këtë komunë ka vërshime edhe në fshatra të tjera.

Foto nga vendi i ngjarjes

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për vërshime të dielën, duke u bazuar në situatën e përgjithshme meteorologjike në vend.

IHMK njofton se edhe në rajon situata meteorologjike nuk është stabile, e cila është duke u përcjellë edhe me reshje shiu.

–Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron vërshime

“Këto reshje kanë ndikuar edhe në tejngopjen e tokave, sidomos nëpër viset e ulëta dhe përgjatë rrjedhave lumore. Situatë e tillë me reshje parashikohet të mbajë edhe gjatë ditëve në vijim, ku duke filluar nga nesër dt: 12/06/2023, pritet që të ketë reshje në intervale të ndryshme, duke përfshirë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në disa zona ato do të jenë më intensive, të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta të karakterit lokal, sidomos në lumenjtë me karakter të rrëkeve, të cilat zbresin prej viseve malore, ku si pasojë do të ketë tejkalim të kapaciteteve transportuese të tyre dhe mundësi të paraqitjes së vështirësive në sistemet e kanalizimeve, shembje të dheut, probleme në komunikacion, bujqësi etj”, thuhet në njoftimin e Insitutit Meterologjik të Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika