Ministri Vitia: “Pharma Leader” falsifikoi dokumentet në tenderin për insulina

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka akuzuar kompaninë private “Pharma Leader” për falsifikim të dokumenteve, e cila është ofertuese në tenderin për insulina

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Foto: EO

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, ka akuzuar kompaninë private “Pharma Leader” për falsifikim të dokumenteve, e cila është ofertuese në tenderin për insulina.

Ministri Vitia tha se provat që i ka siguruar Ministria i ka dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit.

“E kemi ftuar këtë konferencë të jashtëzakonshme me shkas. Jemi sot këtu që ta shprehim shqetësimin tonë lidhur me dyshimet për veprën penale falsifikim të dokumenteve në tender nga operatori ekonomike ‘Pharma Leader’”, tha ministri Vitia.

“Dje, më datë 12.06.2023, jemi njoftuar zyrtarisht se kompania në fjalë nuk ka pasur asnjë leje për të importuar insulina në Republikën e Kosovës. As nga prodhuesi amerikan e as nga kompania në Maqedoni, të cilën pretendon”, shtoi ministri i Shëndetësisë.

Kompania “Pharma Leader” është një nga ofertuesit në tenderin për insulina, i cili po “zvarritet” nga Ministria e Shëndetësisë tash e dy vjet. /EO

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika