Sopjani për kidnapimin e policëve në veri: Rast tipik hakmarrës, qëllimi ishte dëmtimi i imazhit të Policisë së Kosovës

I ftuar në “Rreth e rrotull” të RTV Dukagjini, Sopjani ka deklaruar se një rast i tillë ishte “tipik hakmarrës” nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Ai ka theksuar se qëllimi i këtij veprimi ishte dëmtimi i imazhit të strukturave të sigurisë në Kosovë

Ish-inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani, ka deklaruar se kidnapimi i tre zyrtarëve policorë në veri të Kosovës kishte qartazi për qëllim dëmtimin e imazhit të Policisë së Kosovës.

I ftuar në “Rreth e rrotull” të RTV Dukagjini me Erza Brahushi dhe Lirik Sylmetaj, Sopjani ka deklaruar se një rast i tillë ishte “tipik hakmarrës” nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Ke një rast, nëse mund të them i përsëritur, sepse ka qenë një rast i tillë para disa vitesh, mirëpo në një pjesë tjetër të kufirit me Serbinë, në pjesën e lindjes, jo të veriut. Ky ke pak më i rëndë, sepse ishte në brendësi goxha të madhe të territorit të Kosovës. Sa e kam parë unë, ishte një rast kryesisht hakmarrës i Vuçiqit për këtë personin që u arrestua në veri, “Llune”. Ke rast tipik hakmarrës. Por, edhe për t’i shëruar pak mllefin e masës, sepse siç e pamë, pati edhe thirrje kundër Vuçiqit nga protestuesit në veri të cilët u ndjenë të tradhtuar nga ai…U pa qartë që qëllimi ishte dëmtimi i imazhit të Policisë së Kosovës dhe strukturave të sigurisë”, ka thënë Sopjani.

Ky i fundit ka vlerësuar se në pika të tilla do të duhej të ketë numër më të lartë të zyrtarëve policorë.

“Nuk po them se nuk ka pasur mundësi të parandalohet, por në këto rrethana me tre policë, ka qenë pak problem të parandalohet….është dashur të ketë prezencë më të madhe të zyrtarëve policorë, ndoshta edhe të njësive të specializuara”, ka deklaruar ai.

Gjatë ditës së enjte, forca të KFOR-it turk janë pozicionuar në komunën e Zubin Potokut. Nga ana e Sopjanit, kjo shihet si një lajm i mirë për Kosovën.

“Kjo nënkupton që prezenca e KFOR-it po shtohet në veri, duke pasur parasysh që zhvillimet e fundit kanë imponuar prezencën e shtuar të KFOR-it, me theks të veçantë të KFOR-it turk i cili ka një reputacion bajagi të madh, një shtet aleat i Republikës së Kosovës, është lajm i mirë për Kosovën dhe sigurinë në atë pjesë”, ka deklaruar ai.

Ekipi i RTV Dukagjini, i cili po raporton nga vendi i ngjarjes, bën të ditur se para objektit të komunës po qëndrojnë dhjetëra protestues, gjersa sot ka më pak forca të Policisë së Kosovës prezent.

Aktualisht, situata është e qetë.

Ndryshe, të mërkurën janë kidnapuar tre policë të Kosovës nga forcat policore serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur të pakuptimtë mosreagimin e KFOR-it lidhur me kidnapimin e tre policëve nga forcat serbe.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kurti ka thënë se “kjo mund edhe të jetë shkelje e Rezolutës 1244”, por kjo sipas tij do të duhej t’i adresohej komandantit të KFOR-it.

Megjithatë, ai theksoi se të gjitha faktet i posedon edhe KFOR-i.

Protestat në Kosovë kanë vazhduar që nga zgjedhja e kryetarëve të rinj të komunave në veri.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika