Tetë shtëpi të vërshuara nga reshjet e mëdha të shiut në Prishtinë

Reshjet e mëdha të shiut në Prishtinë kanë rezultuar në vërshimin e disa shtëpive, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e veturave. Drejtori i emergjencave, Lulëzim Fushtica, ka njoftuar për tetë raste të shtëpive të përfshira nga uji, përfshirë bibliotekën "Hivzi Sylejmani" në Dardani

Pamje nga Komuna e Prishtinës

Reshjet e mëdha të shiut në Prishtinë kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e veturave dhe kanë rezultuar në vërshimin e disa shtëpive në të gjithë qytetin.

Drejtori i emergjencave në komunën e Prishtinës, Lulëzim Fushtica, për Dukagjinin ka informuar se ka tetë raste të raportuara të shtëpive të përfshira nga uji, përfshirë edhe bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Dardani, një shtëpi në “Rrugën UÇK”, si dhe raste të tjera në lagjen “Emshir”, “Matiqan” dhe pjesë të tjera të kryeqytetit.

Fushtica ka theksuar se ekipet e emergjencës janë në terren dhe janë duke dalë për të intervenuar.

Po ashtu, ai ka treguar se vetë gjendet në terren bashkë me ekipet e emergjencës për të siguruar koordinimin e situatës.

“Po dalim me të gjitha ekipet që ka kryeqyteti, për momentin jam në terren bashkë me ekipet e urgjencës, uji ka hyrë vetëm nëpër shtëpi, para gjysmë ore kanë raportuar rastet dhe po dalim dhe po ndërhyjmë” , ka deklaruar ai.

Kujtojmë se Komuna e Vushtrrisë të mërkurën ka shpallur gjendje emergjente për të përballuar sfidat e reshjeve të mëdha të shiut, ndërsa ka bërë një thirrje të fortë dhe urgjente për të gjithë qytetarët që të jenë në kujdes të veçantë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për të minimizuar ndikimin e kësaj situate të vështirë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika