24 vjetori i çlirimit të Malishevës, përurohet bulevardi

Sot është shënuar 24 vjetori i cçlirimit të qytetit të Malishevës. Pos aktiviteteve të shumta e homazheve tek dëshmorët e kësaj komune, para mysafirve e qytetarëve të shumtë, aty u përurua edhe një bulevard i ri

Marshimin zgjodhën ta bëjnë në mënyrë të vecantë e me muzikë.

Pasi u mblodhën para komunës, zyrtarë të kësaj komune, qytetarë e mysafirë të shumtë u nisën në këmbë drejt varrezave të dëshmorëve të Malishevës, si një prej aktiviteteve të para për Ditën e Çlirimit.

Homazhet, nga këtu u vazhduan për tek dëshmorët e varrosur në Kleçkë, ku aty iu tha edhe këngës.

Pastaj, manifestimi qendror ishte vendosur tashmë në bulevardin e ri të komunës të përuruar mu këtë ditë me emrin e dëshmorit “Ibrahim Mazreku”

Aty u përjetua edhe intonimi i himnit kombëtar nga Arif Vlladi.

E fjalën e morri i pari i kësaj komune, Ekrem Kastrati.

Ekrem Kastrati, kryetar i Komunës  së Mlaishevës ka thënë se “Sot me 24 vjetorin e çlirimit të qytetit tonë përvecç ndjejës së krenarisë ndjejmë edhe dhimbje që në këtë ditë nuk I kemi dëshmorët e kombit e shumë të zhdukur të cilët na përjetësuan ndjenjën e lirisë dhe përmes shkronjave të UÇK-së të cilat kanë qenë bartëse e luftës për liri e duke bërë realitet ëndrrën tonë që vendi ynë të jetë i lirë e i pavarur”.

Aty ishte edhe ai që kishte luftuar për pikërisht këtë vend, Fatmir Limaj apo Komandant Celiku, që në fjalimin e tij për kryefjalë kishte UÇK-në.

Fatmir Limaj, ish-luftëtar ka thënë se “UÇK-ja jo rastësisht e kishte bazën edhe qerdhën edhe të angazhimit njerëzor edhe atij material, çdo shtëpi e Llapushës ishte bashkuar për lirinë e Kosovës”.

Për këtë ditë, por edhe atë që u solli,  u shprehën të gëzuar edhe qytetarët.

Rasim Hoti, qytetar ka thënë se “Unë jam i lumtur dhe shumë i kënaqur që është bërë përurimi i asfaltimit të kësaj rruge të Komunës së Malishevës e jam i kënaqur shumë”.

Në nderim të kësaj dite të rëndësishme për malishevasit, aty pati edhe mysafirë të shumtë nga vendi e Shqipëria.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika