Sulmet ndaj gazetarëve në veri, Rohde: Nuk shoh asnjë reagim nga Lista Serbe, pse?

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit gjatë ditës së djeshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit gjatë ditës së djeshme.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka thënë se realiteti i kësaj skene është tronditës dhe se shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune.

“Por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Serbe mes tyre. Pse?”, ka shkruar Rohde.

Sipas ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të depërshkallëzuar situatën.

Kujtojmë që dita e djeshme (e premtja e 16 qershorit) ishte e rëndë për gazetarët, në drejtim të të cilëve u hodhën gurë e shok-bomba nga protestuesit në këtë komunë.

Nga këto sulme, 9 gazetarë kanë pësuar lëndime serioze, ku më seriozisht janë lënduar kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi dhe gazetari i portalit “Arbresh”, Pleurat Salihu.

Cak i këtyre sulmeve ishte dhe gazetarja e RTV Dukagjini Dorentina Thaçi, e cila është goditur me gurë në kokë.

Një situatë edhe më e rëndë ka ndodhur me kameramanin e RTV Dukagjini, Leonard Berisha, në tentimin për t’u larguar nga turma kriminale, ka vrapuar në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, por as këta nuk i kanë ofruar ndihmë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika