Musa: Është kusht ligjor që i akuzuari ta kuptojë aktakuzën

Avokati Skender Musa ka qenë i ftuar në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, për të diskutuar rreth çështjes së zgjerimit të aktakuzës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Skender Musa- Avokat

Avokati Skender Musa ka thënë se aktakuza gjithmonë duhet të jetë e plotë dhe jo e redaktuar sepse, përndryshe, është shkelje e të drejtave të të paraburgosurit , pasi kjo lë mundësi të paqarta, për këtë të fundit.

Musa ka shpjeguar se si kodet penale të Evropës janë zbatuar edhe në Ish- Jugosllavinë, ku sipas këtyre kodeve, i pandehuri duhet të pajiset me të gjitha shkresat e lëndës, para fillimit të procesit gjyqësor.

Sipas avokatit, kur i akuzuari deklarohet se nuk e ka kuptuar aktakuzën, Gjykata nuk mund të thirret se ka qenë deklarimi i plotë i të akuzuarit lidhur me aktakuzën, për shkak se ky është kusht ligjor.

“I akuzuari duhet ta kuptojë aktakuzën edhe nëse ky i fundit deklarohet se nuk është duke e kuptuar aktakuzën për shkak të redaktimit, atëherë gjykata duhet të ftojë prokurorinë e çështjes, që ta sqarojë aktakuzën, në mënyrë që, i pandehuri ta ketë të qartë dhe pastaj të deklarohet”, tha Musa.

Ai ka folur edhe për aktakuzën ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashimi Thaçi, ku ka thënë se është e vërtetë ajo çfarë ka thënë Thaçi, se aktakuza është e pakuptueshme pasi është e redaktuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika