Qeqa Krelani “godet” futbollistët: Për Kosovën po luajnë sikur provinciala

Gazetarja sportive, Qeqa Krelani, ka kritikuar ashpër futbollistët e Kombëtares së Kosovës pas barazimit pa gola me Rumaninë

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini po diskutohet rreth ndeshjes së fundit të Kosovës mes Rumanisë.

Gazetarja sportive, Qeqa Krelani, ka kritikuar futbollistët e Kombëtares pas rezultateve dëshpëruese në duelet e para të ciklit kualifikues për ‘Euro 2024’.

Krelani ka thënë se ata nuk janë në nivelin e njëjtë sikurse tek ekipet e tyre.

“Po e vërej qe përfaqësuesja jonë është bërë ekip luksi dhe i privilegjeve. Në fakt duhet të jetë çka prodhon në fushë dhe jo ku luan ti e çka bën ti. Këta luajnë në liga evropiane sikur evropianë, por kur po vinë të luajnë për Kosovën po luajnë sikur provinciala,” tha ajo.

Kosova gjendet në pozitën e katërt të Grupit I me vetëm tre pikë nga po aq ndeshje të zhvilluara.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika