“Përpjekje shpifëse dhe linçuese”- Sahatçiu mohon se asamblistja e VV-së kaloi në PDK përmes kërcënimit

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka mohuar se asamblistja Berna Saraçi ka kaluar në PDK pasi është shantazhuar

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, i ka mohuar pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje se asamblistja Berna Saraçi ka kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës, me anë të shantazhit dhe kërcënimeve.

Përmes një reagimi në Facebook, Sahatçiu kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje t’i publikojnë kërcënuesit e pretenduar dhe të mos flasin pa dëshmi.

“Refuzoj të pranoj që mundemi me hedh hije publikisht mbi këdo me pretendime, pa asnjë dëshmi. Sikurse, refuzoj të pranoj të hesht kur njërën nga ne, një grua të re, super çikë të Prishtinës, ndër të paktat ato gra që megjithatë hyjnë në politikë, përpjeken ta viktimizojnë se gjasmë e vetmja arsye pse ajo mund të guxojë të vendosë ndryshe, është me siguri për shkak se nuk ka mundur t’i përballojë kërcënimet e shantazhet. E dhimbshme, përveç se seksiste”, ka thënë ajo.

Pretendimet e LVV-së, sipas Sahatçiut, janë përpjekje për t’i dekurajuar mendimet ndryshe “dhe veprimet e guximshme”.

Ndryshe, gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka pretenduar se ish-asamblistja e tyre, Berna Saraçi, ka kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës, pa vullnetin e saj.

Në reagimin e VV-së, thuhet se Saraçi dhe familja e saj u kërcënuan dhe u shantazhuan nga “eksponentë të partive të pushtetit lokal”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika