Ekskluzive: Pas largimit nga Prishtina, Pllana transferohet te klubi kroat

Mbrojtësi Bujar Pllana do ta vazhdojë karrierën në Kroaci te skuadra, Slaven Belupo, ka mësuar ekskluzivisht RTV Dukagjini

photo by: @Shpend Ahmeti

Të hënën, FC Prishtina njoftoi se ka ndarë rrugët me Bujar Pllanën pas skadimit të kontratës së futbollistit.

Pas largimit nga skuadra kryeqytetase, burime të RTV Dukagjinit kanë bërë të ditur se Pllana do të transferohet te Slaven Belupo.

Pjesë e klubit kroat janë edhe dy futbollistët tjerë nga Kosova, Arbër Hoxha dhe Arb Manaj.

Që karrierën nuk do ta vazhdojë në Kosovë 21-vjeçari, ka paralajmëruar edhe vetë klubi i Prishtinës.

“Ai largohet nga kryeqyteti për ta vazhduar karrierën jashtë Kosovës pasi e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës me ekipin tone,” thuhet në njoftim.

Bujar Pllana në edicionin e fundit me bardhekaltërit realizoi pesë gola, katër në kampionat dhe një në Kupën e Kosovës. Ai ishte transferuar te Prishtina në janar të vitit 2022.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika