Çitaku: Qasja avantureske e Qeverisë nuk rrezikon vetëm veriun

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka reaguar pas shpalljes si organizata terroriste të “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” dhe reagimit të faktorëve ndërkombëtar pas këtij veprimi. Ajo i cilësoi veprimet e Qevrisë Kurti si "aventureske"

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Si “aventureske” është cilësuar qasja e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga ana e nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka reaguar pas shpalljes si organizata terroriste të “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” dhe reagimit të faktorëve ndërkombëtarë pas këtij veprimi.

“Ja në çfarë niveli kemi arritur në raportet tona me aleatët. SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania publikisht demantojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, lidhur me vendimin e djeshëm për dezignimin e dy organizatave si terroriste.  Kjo qeveri çdo ditë e më shumë po e rrënon kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nëse për çështje kaq të ndjeshme të sigurisë qeveria nuk koordinohet me SHBA, U.K dhe Gjermaninë, e megjithatë deklarohet se ka pasur koordinim me ndërkombëtarët, pyetja është me kë janë bashkërenduar?!!! Me cilët ndërkombëtarë?”, ka deklaruar Çitaku.

Kjo e fundit ka theksuar se nuk është vetëm veriu, pjesa e cila rrezikohet nga qasja e Qeverisë.

“Me këtë qasje avantureske nuk po rrezikohet vetëm veriu i vendit, por tërë Kosova dhe gjithçka që është arritur me shumë mund dhe sakrificë.”, thuhet në postim.

Nga ana tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Washingtonin sa i përket shpalljes së “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i shpallur këto grupe si organizata terroriste nuk ka qenë i koordinuar me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës. Ne sërish i bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm, përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale”, ka dekalaruar një zëdhënës i DASH-it për REL-in.

Autoritetet në Kosovë kanë sqaruar se vendimi për shpalljen e këtyre dy organizatave si terroriste nuk do të prekë askënd që mund të ketë kryer vepra penale para këtij vendimi.

Sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë. Çdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të bartte pasoja të rënda ligjore.

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” numërojnë qindra pjesëtarë të tyre nga radhët e komunitetit serb.

Shpallja e tyre si organizata terroriste vjen në kohën kur tensionet në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur.

Kujtojmë se, që nga fundi i majit, tensionet në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Kryetarët e rinj u kundërshtuan nga serbët lokalë, të cilët që atëherë po mbajnë protesta të vazhdueshme në tri komunat veriore në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Situata mes Kosovës dhe Serbisë është përkeqësuar më shumë edhe më 14 qershor, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët u liruan pas 13 ditëve nga Serbia.

Serbia ka thënë se ata “u arrestuan thellë brenda territorit të saj”, por Kosova ka njoftuar se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

 

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika