Kurti takon profesionistët shqiptarë që bashkëpunojnë me kompani botërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga profesionistë të suksesshëm të mërgatës sonë, të cilët bashkëpunojnë me kompani botërore në Kaliforni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në përfundim të vizitës së tij dyditore në Kaliforni, është pritur edhe nga profesionistë të suksesshëm shqiptarë, të cilët bashkëpunojnë me kompani të suksesshme botërore siç janë Oracle, Facebook, Amazon, Apple, Netflix dhe shumë të tjera.

Kurti, ka falënderuar shqiptarët në mërgim për rolin e jashtëzakonshëm të tyre në të gjitha etapat dhe ka theksuar domosdoshmërinë e angazhimit të mërgimtarëve për progresin e Kosovës.

Ai po ashtu, ka theksuar për mënyrat e ndryshme sesi mërgimtarët po arrijnë të kontribuojnë për Kosovën nga jashtë vendit.

Mërgimtarët shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe në diskutim e sipër u thellua shqyrtimi i formave të inkuadrimit të mërgatës në zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës dhe të kombit mbarë.

Më tej, në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se nga “digjitalizimi te Fondi Sovran, nga diplomacia publike te shkolla shqipe, nga investimet në Kosovë te kodimi në shkolla”, kanë qenë vetëm disa prej temave të trajtuara duke u theksuar se janë të “paimagjinueshme pa pjesëmarrjen e profesionistëve nga mërgata”.

Kryeministri Kurti, e ka përmbyllur takimin duke i falënderuar pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), po ashtu, duke i inkurajuar ata që të ndajnë aftësitë e tyre të konsiderueshme për ta bërë Kosovën një shtet edhe më të suksesshëm dhe më të përparuar.

Gjithashtu, Kurti ka bërë të ditur se në takimet e nisura në Silicon Valley, janë me synimin për të vendosur Kosovën në hartën botërore të investimeve në fushën e teknologjisë së informacionit.

Në takimin me Shefin e Politikave Publike në kompaninë Uber, z. Andrew Byrne, Kurti ka biseduar për klimën atraktive për investime në Kosovë, në sektorin e TI-së.

Mbi 650 kompani në këtë sektor, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në ShBA dhe BE, tregojnë për potencialin e madh dhe të dëshmuar të këtij sektori në Kosovë.

Ndërkaq shtimi i numrit të të diplomuarve në fushën e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit sipas tij është duke treguar për kapacitetin në rritje të vendit tonë.

Kurti, ka ftuar kompaninë që të e përfshijnë vendin tonë në strategjinë e tyre të zgjerimit dhe planet e tyre për kontraktim të shërbimeve nga jashtë.

Takimet Kurti, i ka vazhduar edhe me Airbnb, kompaninë që është duke operuar me shumë sukses në Kosovë dhe e cila po kërkon mënyra se si mund të zgjerojë edhe më tej gjurmën e vet në vendin tonë. Gjatë takimit theksova gatishmërinë e Qeverisë sonë për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme për investime të huaja.

Gjatë takimit janë dakorduar  që të shqyrtojmë disa mundësi specifike të investimit në Kosovë, duke theksuar zhvillimin e turizmit dhe atë rural.

Gjithashtu, Kurti ka vizituar edhe kompaninë Microsoft duke e cilësuar atë si një frymëzim për bashkëpunimin e komunitetit, korporatave dhe korporatës planetare.

Kurti viziton kompaninë Microsoft

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika