Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin çek në Kosovë, Pavel Bilek

Këtë të premte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Çekisë, Pavel Bilek

Kryeministri Kurti dhe ambasadori çek në Kosovë, Pavel Bilek

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Çekisë, Pavel Bilek, të premtën e 30 qershorit.

Kurti e ka falënderuar ambasadorin Bilek për bashkëpunimin dhe angazhimin për avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Republikës Çeke.

“Kryeministri kujtoi se ky bashkëpunim i mirë është shënuar vitin e kaluar me dorëzimin në kryeqytetin e Republikës Çeke, në Pragë, të Aplikacionit për anëtarësim e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ngjarje historike për Kosovën dhe qytetarët, dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian si aspiratë dhe fat i Republikës së Kosovës”, njofton Kryeministria.

Në këtë njoftim thuhet se Presidenca Çeke në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, ka ndihmuar Kosovën që të përparojë drejt integrimit në Bashkimin Evropian me rastin e pranimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe ka kontribuar aktivisht në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ambasadori Bilek po ashtu veçoi si moment për librat e historisë dorëzimin në Pragë të aplikacionit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika