Humb jetën një 26-vjeçar, dyshohet se ra nga tarraca e katit të tretë

Një 26-vjeçar ka vdekur në Ferizaj pasi dyshohet se ra nga ballkoni i katit të tretë të një objekti banesor së bashku me mbajtëset e ballkonit në tokë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një 26-vjeçar ka humbur jetën në mbrëmjen e së dielës në Ferizaj, pasi dyshohet se ka rënë nga tarraca e katit të tretë të një banese.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “At Nikë Prela”, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Mbrëmë rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘At Nikë Prela’ në Ferizaj, një person R.K ( M/K) 26-vjeçar ka rënë nga terasa e katit të III-të një objekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli.

Tutje, thuhet se përveç policëve të rendit, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.

“Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë. Janë njoftuar edhe inspektorët e punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika