Bulliqi: Duhet të rishikohet sektori i Kullës dhe Çakorrit

Ish-kryetari i Komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi, tash kryetar i komunës së Podujevës ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të shikojë mundësinë që ta kthejë në pronësi të Kosovës sektorin e Kullës dhe Çakorrit

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Ish-kryetari i Komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se në kohën kur ka qenë kryetar i atij komisioni kanë bërë punë të mëdha.

Duke folur për marrëveshjen e nënshkruar nga dy ish presidentët të Kosovës dhe Malit të Zi, ka thënë se nuk është tërësisht e pavlerë dhe se institucionet duhet të dinë si ta vlerësojnë atë.

“Duhet marrë për bazë nënshkrimin e dy presidenteve që duhet të rishikohet sektori i Kullës dhe Çakorrit”, ka thënë ai.

Tutje Bulliqi është shprehur se duhet të krijohet prapë një trupë punuese për t’u marrë me çështjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Puna e parë që duhet bërë është duhet legjitimu trupën punuese, disa kanë vdekë disa kanë shku në pënsion disa janë tërhjekë, për shkak të neglizhimit për mundësinë për me punu”, ka deklaruar Bulliqi.

Në fund Bulliqi, tha se Qeveria e Kosovës nuk duhet që në këtë moment ta rihapë çështjen e demarkacionit, sipas tij kjo duhet të bëhet në një moment më të përshtatshëm.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika