Clinton për situatën në Kosovë: Ka një mosmarrëveshje atje, ta ndalim këtë marrëzi

"Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë, që do doja që mos të ndodhte kurrë. Kosovarët i krijuan ato katër qytete, në të mirë të serbëve, për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim. Gjëja që mund të bëjmë është: Ta ndalim këtë marrëzi"

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka thënë ceremoninë e mbajtur për të se ka mbetur pa fjalë nga pritja e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Nga aty, Clinton, ka folur gjithashtu edhe për situatën në Kosovë dhe tensionet në veri të vendit, duke shtuar se “do doja që mos të ndodhte kurrë” kjo mosmarrëveshje.

Clinton, këto tensine në Kosovë i ka cilësuar “marrëzi”, që duhet ndalur.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë, që do doja që mos të ndodhte kurrë. Kosovarët i krijuan ato katër qytete, në të mirë të serbëve, për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim. Gjëja që mund të bëjmë është: Ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë ceshtje e madhe politike mund te avancohet, duke pasur tension? Ka njerëz aty. Kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë. Qytetarët kanë nevojë që duhet tu thoni se ka nevojë të votohet, gjithmonë. Nëse mendon se për këto katër qyteza, shumë larg nga çdo laborator shkencor, ku modelohet sjellja përçarëse që po e nxit botën sot, sepse shumë vende preferojnë dominancën në ven të bashkëpunimit. Unë shpresoj se Shqipëria, do jetë në gjendje , që së pari ti tregojë botës se si duket një e ardhmja gjithëpërfshirëse”, ka thënë Clinton.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika