Hija e terrorizmit të “ISIS”-it është rikthyer sërish në Gjermani

Një sulm terrorist është parandaluar në Gjermani, ku si pasojë janë arrestuar shtatë persona, të cilët po krijonin celulë të "ISIS"-it

Foto arkiv/ Një fotografi në dosje tregon forcat e policisë speciale gjermane SEK që qëndrojnë roje jashtë ndërtesës së Gjykatës Supreme Federale Gjermane (Bundesgerichtshof) në Karlsruhe, Gjermani, 15 dhjetor 2015. (Reuters)

Shtatë persona u vunë në pranga në Westphalia të Gjermanisë, nën dyshimet se po krijonin një celulë terroriste islamiste dhe se kanë mbështetur grupin e dhunshëm militant, Shteti Islamik(ISIS).

Ata thuhet se kanë qenë anëtarë të një dege të “Shtetit Islamik” dhe kanë ardhur në Gjermani pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Tani policia ka arrestuar shtatë terroristë të dyshuar.

Autoritetet e sigurisë gjermane kanë arrestuar anëtarë të një rrjeti të dyshuar terrorist islamik në lokacione të ndryshme në North Rhine-Westphalia.

Foto arkiv/ Oficerët e policisë gjermane qëndrojnë roje para një xhamie gjatë një sulmi terrorist në Frankfurt, Gjermani, të mërkurën, 1 shkurt 2017. (AP Photo/Michael Probst) (The Associated Press)

Sipas Zyrës së Prokurorisë Federale, gjithsej shtatë persona u arrestuan pas urdhërarresteve përkatëse. Gjashtë prej tyre janë shtetas nga Taxhikistani, ndërsa një është nga Kirgistani.

Të dyshuarit “e kanë njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë dhe ndajnë një qëndrim radikal islamik”, sipas prokurorisë federale gjermane.

Sipas hetuesve, ata i kishin identifikuar madje edhe shënjestrat për sulme të mundshme e kishin tentuar të siguronin edhe armë. Gjashtë prej tyre kishin nisur të mblidhnin para për Shtetin Islamik që nga prilli i vitit 2022, dhe vazhdimisht i kishin dërguar fonde grupit të terrorit jashtë kufijve, raporton DerSpiegel, transmeton Portali Dukagjini.

Megjithatë, nuk besohet të kenë arritur të zhvillonin ndonjë plan konkret për goditjet që kishin në plan të ndërmerrnin. Të arrestuarit pritet të dalin shume shpejt përpara organeve kompetente.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika