Arrestohen tre të dyshuar, sekuestrohet një sasi narkotike mbi 3 mijë euro

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion kundër trafikimit të lëndëve narkotike, i cili ka rezultuar në arrestimin e tre të dyshuarve dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të drogës. Hetimet dhe operacioni janë kryer në fshatin Mazgit dhe në Obiliq

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar dhe ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike në një operacion kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Hetimet ishin realizuar në fshatin Mazgit dhe në Obiliq.

Në rezultat të kontrollit të personave dhe banesave të të dyshuarve, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe të drogës, si dhe armë e para të gatshme.

“Operacioni policor kishte synim arrestimin e personave të dyshuar dhe konfiskimin e lëndëve narkotike që dyshohej se po trafikohej nga ta. Te një pikë karburantesh është arritur të arrestohet i dyshuari: V.D., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar), kurse në Obiliq janë arrestuar edhe E.A., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe D.K., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftim.

Pamje nga konfiskimet e Policisë së Kosovës

Një sasi prej 672.1 gramësh marihuanë dhe 0.6 gramë kokainë, së bashku me dy peshore digjitale, një armë revole, para në shumën e 1 mijë e 940 eurove, një fletore me shënime dhe katër telefona celularë janë sekuestruar.

Vlera e lëndëve narkotike të konfiskuara llogaritet të jetë rreth 3 mijë e 600 euro.

Pas arrestimit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për një periudhë prej 48 orësh, në përputhje me vendimin e Prokurorisë.

Rasti i është njoftuar Prokurorisë për hapat e mëtejshëm ligjorë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika