Rama mbërrin në Sarajevë, takohet me kryetaren e Këshillit të Ministrave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Kristo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Sarajevë, ku është pritur në takim nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.

Këtë e ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në Facebook, teksa ka publikuar edhe disa fotografi.

“Sarajevë – Takim me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto”, ka shkruar Rama.

Sipas agjendës së publikuar nga Rama, pas takimit pritet të kenë konferencë për media.

Pas vizitës në Sarajevë, Rama do të udhëtojë sot edhe në Mal të Zi, ku do të takohet me kryeministrin, Dritan Abazoviq.

Ndërkaq në mbrëmje ai do të udhëtojë drejt Serbisë, ku do ta takojë presidentin, Aleksandër Vuçiq.

Të enjten e 6 korrikut, Rama ishte për vizitë në Kosovë, ku është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Ndërsa takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk pati.

Gjatë ndalesës së parë të këtij turi, Rama deklaroi në Shkup që “unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera. Është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”.

Më 5 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i propozoi Ramës një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive, dhe me atë rast të nënshkruhen marrëveshjet “që janë të dakorduara që janë në sirtarë dhe në këtë mënyrë t’i zbatojmë një orë e më parë të gjitha ato”.

Rama këto vizita po i zhvillon për t’u konsultuar me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor para Samitit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Rama vazhdon turneun ballkanik, sonte takon Vuçiqin

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika