Vdekja e 50-vjeçarit në Gjilan, Hyseni: Shpresojmë që tragjeditë e tilla të mos përsëriten kurrë

Pas vdekjes së 50-vjeçarit në Gjilan, vjen dhe reagimi nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pasi një 50-vjeçar ka humbur jetën teksa banesa e tij është përfshirë nga zjarri.

“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot. Një 50-vjeçar humbi jetën sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjes, por edhe gjithë miqve ebashkëqytetarëve”, ka shkruar Hyseni, duke shtuar se shpreson që të tilla tragjedi të mos përsëriten kurrë.

Hyseni ka njoftuar se njësitet e zjarrfikësve dhe policia e qytetit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve nga ndërtesa për çështje sigurie.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika