Situata e tensionuar Kosovë-Serbi, Bolton: Kërcënimi i vërtetë nga Moska

John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka theksuar se kërcënimi i vërtetë për Ballkanin është nga qeveria në Moskë. Ai vlerëson se mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të kontrollohen dhe se duhet të përqendrohemi te lufta në Ukrainë

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton, ka thënë se kërcënimi i vërtetë për Ballkanin është nga qeveria në Moskë, pasi, sipas tij, mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të kontrollohen.

“Nga jashtë, duket sikur kemi humbur mundësi për të zgjidhur me diplomaci fërkimet e dukshme mes Serbisë dhe Kosovës. Shumë njerëz janë përpjekur për disa kohë në këtë drejtim. Nuk e di se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e fundit. Jam i sigurt që arsyet janë komplekse, por mendoj se në perspektivën e Evropës si një e tërë dhe të Shteteve të Bashkuara, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, nuk është momenti ku tensionet tjetërkund në kontinentin evropian, në Ballkan apo kudo gjetkë, duhen lejuar të shpërthejnë”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo është mënyra e domosdoshme që SHBA-ja e BE-ja, por dhe shtetet e tjera të fokusohen te lufta në Ukrainë.

“Së paku, duhet të kemi parasysh që kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë, është nga qeveria në Moskë, fërkimet dhe mosmarrëveshjet që kemi, që janë të shumta, duhet të vihen nën kontroll së afërmi që të gjithë të përqendrohemi në një fund të kënaqshëm të luftës në Ukrainë”, ka thënë në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, përcjell Dukagjini.com

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika