Deliu: Qeveria kontrabandoi mbrëmë dy ligje me të cilat goditi veteranët dhe UÇK-në

Deliu Kodra thekson se Kurti ka përforcuar akuzat kundër UÇK-së gjersa e cilësoi ligjin për paga minimale si një skandal tjetër të Qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se vendimet e partisë në pushtet të arritura në seancën plenare të së enjtes, ka përjashtuar veteranët e UÇK-së nga përfshirja në pagën minimale.

Në një konferencë për media, ajo ka deklaruar se përpos kësaj, në themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Qeveria ka zgjatur afatin kohor të hetimit deri më 31 dhjetor të vitit 2000.

Deliu Kodra thekson se Kurti ka përforcuar akuzat kundër UÇK-së.

“Serbia ka dërguar me mijëra dokumente e fabrikime kundër UÇK-së në Hagë. Përmes kalimit të këtij ligji, në këtë lloj forme, Qeveria i ka përforcuar këto akuza kundër UÇK-së. Kryeministri Kurti ka mashtruar në deklarimin e tij publik mbrëmë, duke iu drejtuar qytetarëve se kohëzgjatja e hetimit të këtij instituti shtrihet vetëm gjatë luftës në Kosovë, 98-99. Ky është një mashtrim i radhës. Kryeministri deklarohet në Facebook ndryshe, ndërsa, në fakt, kohazgjatja e hetimit të këtyre krimeve është deri në 31 dhjetor të vitit 2000”, ka thënë Deliu – Kodra.

Kjo e fundit e ka cilësuar këtë si një skandal tjetër të Qeverisë.

Jo më ndryshe e ka cilësuar edhe koordinatori për Financa në kuadër të KQM-së, Arben Mustafa.

“Arsyeja e lidhjes së pensionit të veteranit të luftës çlirimtare me pagën minimale ka qenë vlerësimi se aq para i nevojiteshin një familje kosovare që t’i plotësonte nevojat minimale të jetesës. Këtu nuk duhet harruar se përfituesit e pensionit të veteranit varen vetëm nga ky burim i të hyrave sepse nuk kanë të drejtë punësimi. Por, çka po ndodh sot? Qeveria e Kosovës me vendimin për përjashtimin e veteranëve nga rritja e pagës minimale, po konstaton se për një familje kosovare që ka një të punësuar nuk mjafton një pagë minimale prej 170 euro për t’i plotësuar nevojat bazike të jetesës, por i duhen 264 euro, ndërsa një familje e veteranit të UÇK-së duhet të mjaftohet me 170 euro”, ka thënë Mustafa.

Ky i fundit ka deklaruar se një veprim i tillë paraqet një diskriminim të qytetarëve, gjersa ka theksuar se PDK do t’iu qëndrojë prapa kërkesave të saj.

“Në fakt, nga këta njerëz që luftëtarët e lirisë i krahasojnë me mercenarë dhe ankohen për ta te Slavko Simici e Milan Radojqiqi nuk mund edhe të pritej ndonjë gjë më e mirë”, ka thënë më tej Mustafa. “Në momentin që ky ligj del në gazetën zyrtare, PDK do të marrë të gjitha masat për ndryshim-plotësimin e këtij ligji”, ka thënë Mustafa.

Sa i përket pagës minimale, Mustafa ka deklaruar se niveli i saj paraqet një tjetër formë dorëzimi nga ana e Qeverisë.

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika