Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime

Qeveria e Kosovës, ka zhvilluar këtë të premte në mënyrë elektronike mbledhjen e 152-të në të cilën janë marrë dy vendime

Qeveria e Kosovës, ka zhvilluar këtë të premte në mënyrë elektronike mbledhjen e 152-të në të cilën janë marrë dy vendime.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në këtë mbledhje është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme.

“U miratua vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (Sh. A.)”, njofton Kryeministria.

Në këtë mbledhje është miratuar dhe kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270 mijë euro, me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM).

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika