Asociacioni i Komunave të Kosovës s’ka pranuar kërkesë zyrtare për anëtarësim nga Mitrovica e veriut

Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk ka pranuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim nga Komuna e Mitrovicës së veriut, sipas drejtorit të institucionit, Sazan Ibrahimi

Mitrovica e Veriut

Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk e ka pranuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim nga komuna e Mitrovicës së veriut, ka bërë të ditur drejtori i këtij institucioni, Sazan Ibrahimi.

Ai ka sqaruar se përveç kërkesën fillestare, pas miratimit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut, ende nuk kanë pranuar asnjë njoftim se ajo është shqyrtuar nga Ministria.

Ibrahimi shton se në bazë të ligjeve në fuqi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal duhet që ligjshmërinë e vendimit e më pas komuna ta përcjellë atë për Asociacion.

Ai është i bindur se Ministria do të marrë vendim pozitiv, dhe se më pas Bordi dhe Kuvendi i Asociacionit do ta shqyrtojnë kërkesën për anëtarësim.

“Ne kemi kuptuar që Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut e ka marrë vendimin, ku ka shpallur gatishmërinë për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës, mirëpo rregullat janë që çdo vendim i Kuvendit Komunal duhet të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për shqyrtim të ligjshmërisë. Tash nuk e di se çka ka ndodhur në këtë relacion dhe ne jemi të hapur po as ta pranojmë këtë kërkesën zyrtare, të cilën ai ka dhënë dritën e gjelbër edhe Ministria, Bordi i Asociacionit do ta shqyrtojë kërkesën, pastaj Kuvendi do të marrë vendim sa i përket kësaj çështje, d.m.th zyrtarisht ende kemi pranuar një kërkesë nga Mitrovica e veriut, përveç kërkesën fillestare ku ka treguar gatishmërinë për anëtarësim në Asociacion, dhe ne po atë ditë, ia kemi dhënë përgjigjen se çfarë hapa duhet ndjekur komuna e Mitrovicës në mënyrë që të anëtarësohet”, ka thënë Ibrahimi.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut më 30 qershor ka votuar për bashkim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika