Mbaron rrugëtimi i Ballkanit në Champions League

FC Ballkani natën e së merkurës ka pësuar humbje kundër Ludogoretsi me rezultat 4:0. Këtu mbaron aventura e xhebrailave në Ligën e Kampionëve

Lojtarët e FC Ballkanit, të zhgënjyer pas humbjes së ndeshjes

Ekipi nga Suhareka, FC Ballkani, të mërkuren mbrëma ka luajtur si mysafir kundër Ludogoretsit në Bullgari. Aty kampioni aktual i Kosovës ka humbur me rezultat 4:0.

Fitorja që Ballkani siguroi në Prishtinë me rezultat 2:0, nuk i mjaftoi që të sigurojë kalimin në fazën e dytë të Championsit.

Golin e parë Ballkani e pësoi në minutat e parë të lojës. Një gabim tjetër në mbrojtje, Ganezi Tekpetey thellon epërsinë në 2:0.

Si duket këto dy gola i demoralizuan lojtarët e Ballkanit, ku menjëherë më fillimin e pjesës së dytë pësuan për 3:0. Me këtë gol, Ludogoretsi “siguroi” kalimin në fazën e dytë të Championsit. Por, kampionit të Bullgarisë, nuk i mjaftoi kjo. Ludogoretsi deshi të sigurohet më shumë dhe Caio Vidal Rocha u shfaq aty për ta thëlluar rezultatin në 4:0.

Ballkani tani zhvendoset në raundin e dytë të Ligës së Konferencës dhe nuk arrin të shkojë në raundin e dytë të Championsit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika