Ligji për Pagën Minimale në Kushtetuese, Murati: Kundërshtojnë rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka dorëzuar në Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale

Ministri Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka dorëzuar në Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale.

Murati ka thënë se këtë e kanë bërë për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti.

“Por, ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 130/170 euro, sot e paskan dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale, për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti”, ka shkruar Murati.

Ministri i Financave ka thënë kjo parti është duke tentuar me çdo kusht t’a bllokojnë këtë ligj.

“Pra lëre që ata vetë nuk e rritën pagën minimale sa ishin në pushtet, por tash kur ne e rritëm, po tentojnë që me çdo kusht ta bllokojnë. Pse vallë kanë kaq shumë urrejtje?!”, ka shkruar Murati.

Tutje ai ka treguar se 80 mijë e 985 persona paguhen më pak se 264 euro në muaj, duke shtuar se këtu përfshihen punëtorët e mirëmbajtjes, sigurimit fizik, arkëtarë, ndërtimtarë e shumë të tjerë.

Derisa ligjin për Pagën Minimale presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të dekretojë pa vendim e Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë ditës së premte shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka dorëzuar në Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji.

“Gjykata Kushtetuese sot e ka njoftuar Presidenten Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës për Telegrafin.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Në një fjalë për media, Tahiri ka deklaruar se kërkesa e tyre në Kushtetuese ka trajtuar tre çështje, gjersa thekson se Ligji i miratuar paraqet një shkelje të të drejtave të njeriut.

“Kemi adresuar tri çështje të rëndësishme. E para, Këshilli Ekonomik-Social, i cili përcakton ligjin e punë dhe i cili nuk është konsultuar sa i përket pagës minimale, tregon për një shkelje flagrante që Qeveria e Kosovës e ka bërë. E dyta është diskriminimi i palëve të cenueshme, të cilët nuk janë përfshirë. Kjo është një diskriminim dhe një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut. Dhe e treta lidhet me veteranët e UÇK-së. Jo vetëm që është shkelje, por lidhet edhe me vlerat që kjo kategori përfaqëson. Presim nga Kushtetuesja ta vlerësoj dhe jemi të bindur që ky rast do të jetë rast i cili do t’i thejë dy padrejtësi, mashtrimin flagrant të pagës minimale dhe e dyta lidhet me dinjitetin e veteranëve të UÇK-së, të drejtat e njeriut”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka theksuar se në ditët e sotme, një pagë prej 260 eurosh nuk është evidente në  sektorin publik e as në atë privat.

 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika