Vdes një i burgosur në Klinikën e Neurologjisë

"Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se sot rreth orës ‪19:00 në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri, G.H. I njëjti ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe ka qenë duke  u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar"

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur një i burgosur në Klinikën e Neurologjisë.

Në njoftimin thuhet se njëjti ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe ka qenë duke  u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se sot rreth orës ‪19:00 në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri, G.H. I njëjti ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe ka qenë duke  u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar. Nga data 19.07.2023 ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, i njëjti ka ndërruar jetë. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika