Policët serbë që nisën punën në veri pranuan mesazhe kërcënuese, reagon shefi i EULEX-it

Në mesin e mbi 400 kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës, 45 prej tyre i përkasin edhe komunitetit serb. Të njëjtit janë kërcënuar, veprim ky i cili ka bërë që të reagojë shefi i EULEX-it në Kosovë

Zyra e EULEX-it

Shqetësime janë shprehur nga ana e shefit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, lidhur me kërcënimet që policët e rinjë serbë kanë pranuar pas nisjes së detyrës në veri.

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka deklaruar se çdolloj frikësimesh mbesin të papranueshme.

“Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapodislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet joshumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës”, ka shkruar ai.

Në mesin e mbi 400 kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës, 45 prej tyre i përkasin edhe komunitetit serb. Disa prej këtyre të fundit tashmë kanë nisur punën e tyre në komunat në veri të vendit.

Të njëjtit janë përballur me linçime në internet.

Policët e rekrutuar serbë fillojnë punën në veri, linçohen në rrjete sociale

Kujtojmë që Policët e komunitetit serb janë larguar nga Policia e Kosovës gjatë nëntorit të kaluar, duke i zhveshur uniformat e tyre si akt i parë i largimit nga institucionet.

Shija e redaktorit

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

Të fundit nga rubrika