Përurohet libri “Rexhep Qosja për Adem Demaçin” nga Selatin Novosella

Në 5 vjetorin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, është përuruar libri Rexhep Qosja për Adem Demaçin, i shkruar nga Selatin Novosella. Në përurimin e këtij libri u thanë fjalë të mira për Demaçin, por pati kritika për institucionet për mos vlerësimin e tij sa ishte gjallë.

Mendimet dhe vlerësimet që Rexhep Qosja kishte ndaj për veprimtarin Adem Demaci, janë përmbledhur në një libër të shkruar nga Selatin Novosella.

Në 5 vjetorin e vdekjes së Demaçit, Novosella ka përuruar librin që përmban 96 shkrime, e për disa prej tyre foli vet autori.

“Profesor Qosja thotë inteligjenca jonë shqiptare nuk do të bënte mirë të harronte, se Adem Demaçi ka bërë burgje, kur shumë kush prej nesh ka bërë karrierë politike e profesionale, ka folur të madhe kur shumica prej nesh kemi heshtur, ka shqiptuar të vërtetën kur shumë kush prej nesh nuk ka përtuar të shkruaj dhe ta shqiptojë gënjeshtrën”, ka thënë ai.

Fjalë të mira thanë referuesit e librit, të cilët edhe shpalosë përmbajtjen e tij dhe rëndësinë që kanë.

“Flet e shkruan me respektin më të lartë me konsideratë të jashtëzakonshme…profesori shumë i nderuar Rexhep Qosja, për Adem Damcin simbolin e rezistencën kombëtare, flet e shkruan për dënimet  e tij për burgjet e tij për qëndresën e tij titanike, për krijimtarinë e tij arstisitike, për mendimin e qartë artistik”, ka deklaruar Ramë  Buja – Referues i librit.

Këtu nuk munguan as kritikat për institucionet, që nuk bënë sa duhet për të nderuar veprën e Demacit.

“Këto tekste vijnë në shkrimet e profesorit si vlerësim, për liderin e pashpallur politik të shqiptarëve, por edhe si mbështetje e rrallë për idet e tij vizionare madje në periudha kur Demaci, ishte pothuajse i anatimuar, i vetmuar dhe përgjithësisht i shpërfillur nga politika ditore”, ka thënë Hysen Matoshi – Drejtues i Institutit Albanologjik.

Selatin Novosella ishte shok qelie me Demaçin, derisa i veprimtari tashmë i ndjerë, kishte qëndruar gjithsej mbi 28 vjet në burgje serbe.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika