Çitaku për vendimin e MINT-it: Kjo më nuk duhet të jetë betejë e vetëm një mediumi por edhe e shoqërisë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me vendimin e MINT-it se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë vendim për refuzimin e ankesës së televizionit Klan Kosova

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë vendim për refuzimin e ankesës së televizionit Klan Kosova.

Çitaku ka thënë se duke ia marrë çertifikatën e biznesit “pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë”.

“Sot, idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht.  Kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë betejë e vetëm një mediumi. Kjo është betejë e shoqërisë”, ka shkruar Çitaku.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së televizionit Klan Kosova.

Kështu, ky Komision ka konstatuar se ARBK-ja “në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika