Mehaj pret në takim lamtumirës këshilltarin bilateral të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, e dekoron me mirënjohje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim lamtumirës këshilltarin bilateral të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, kolonel Stefano Chironi

Ministri Mehaj dhe këshilltari bilateral i Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, kolonel Stefano Chironi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim lamtumirës këshilltarin bilateral të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, kolonel Stefano Chironi.

Mehaj njofton se kolonel Chironi u dekurua me mirënjohje nga ana e tij për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Republikës së Italisë.

Pamje nga takimi

“Kolonel Chironi dhe pasuesit të tij kolonel Mario di Girolamo, u dëshiroj suksese në detyrën dhe misionin e tyre të ri”, ka shkruar Mehaj.

Gjatë ditës së sotme, Mehaj njoftoi edhe për ligjin që zgjeron autoritetin ekzistues të Departamentit të Mbrojtjes në ofrimin e mbështetjes për Kosovën përmes intensifikimit të ushtrimeve të përbashkëta, trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe, i cili ka kaluar në Senat.

Pamje nga takimi

“Falenderoj senatoren Shaheen për angazhimin e saj direkt në sigurimin e kësaj dispozite. Vetëm përmes bashkëpunimit mund t’i kontribuojmë paqes së qëndrueshme”, ka shkruar tutje ministri i Mbrojtjes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika