Tre policë të lënduar nga aksidenti i trafikut në magjistralen Suharekë – Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Suharekë-Prizren, ku si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda kanë pësuar tre policë të Stacionit Policor të Prizrenit veri, të cilët ishin nisur për në punë

Policia e Kosovës

Të hënën, më 31 korrik, rreth orës 06:46 të mëngjesit, një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Suharekë-Prizren, konkretisht, në fshatin Grejkovc.

njoftimin e Policisë thuhet se dy vetura civile janë përplasur, ndër të cilat njëra ishte e zyrtarëve policorë.

Tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor Prizren Veri, duke udhëtuar me automjet privat drejt vendit të punës, janë përfshirë në aksident.

Si pasojë e përplasjes, të tre zyrtarët kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, nuk ka pasur të lënduar nga pala tjetër e përfshirë në aksident.

“Në aksident janë të përfshirë dy vetura civile. Në njërën veturë civile kanë qenë tre zyrtar policor të Stacionit Policor Prizren Veri, të cilët me uniform por me automjet privat ishin rrugës për në punë, për të marr detyrën. Si pasoj e aksidentit tre zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku njëri prej të lënduarve që ka lëndime të rënda do të qëndrojë në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika