Belinda Vojvoda, 20-vjeçarja që synon t’i arrijë majat sikurse Rita Ora e Dua Lipa

Belinda Vojvoda, 20 vjeçarja e lindur në Londër që merret me muzikë në emisionin "Rreth e Rrotull" ka rrëfyer se si synon ta “shijojë” suksesin e këngëtareve shqiptare me famë ndërkombëtare si Rita Ora e Dua Lipa

20 vjeçarja, Belinda Vojvoda

20-vjeçarja e lindur në Londër, Belinda Vojvoda, këngëtare me profesion, synon suksesin ndërkombëtar të Rita Orës e Dua Lipës.

Vojvoda tregon se po punon me producentë ndërkombëtarë dhe vazhdimisht shkruan këngë.

Ajo në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka treguar për projektet që i ka gati.

“Një është e kompletume me video me të gjitha, kurse një tjetër është duke u përgatitur. Njëra do të dalë në shtator ose tetor”, ka thënë Vojvoda.

Vojvoda tutje tregon se përcjell artistë si Rihana, Beyonce, Rita Ora dhe Dua Lipa, duke theksuar se i pëlqejnë edhe hitet e vjetra.

E anash nuk i la as këngëtarët shqiptarë ku tha se i përcjell shumë nga ta dhe u pëlqen mënyra se si ata shkruajnë.

“E ndëgjoj Elvana Gjatën, Dhurata Dorën, Yll Limanin, ata kanë zë shumë të mirë, gjithashtu më pëlqen mënyra se si ata i shkruajnë këngët”, është shprehur Vojvoda.

20-vjeçarja tregon se ajo vazhdimisht shkruan këngë edhe nëse jo këngë, ajo vetëm shkruan edhe nëse ka ndonjë mendim e nuk është këngë.

Vojvoda tutje ka theksuar se nuk targeton që të marrë hov të madh me vetëm një këngë, pasi siç shprehet ajo, dëshiron karrierë më të gjatë.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika