Kryetari i Zubin Potokut: Jam i gatshëm të jap dorëheqje nëse ka premisa se do të ketë zgjedhje të suksesshme

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri është shprehur i gatshëm të japë dorëheqje nëse ka premisa se zgjedhjet në veri do të dalin të sukseshme

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në një lidhje direkte

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, pas vendimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për nisjen e procedurave ligjore për largimin e kryetarëve aktualë në katër komunat veriore dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje nëse ka premisa se këto zgjedhje do të dalin të sukseshme.

Në emisionin “FIVE”, Zeqiri ka thënë se interesi shtetëror dhe ai i qytetarëve është prioritet, prandaj ai është shprehur i gatshëm të përshtatet dhe të jetë përkrah cfarëdo vendimi që merr qeveria.

“Unë jam i gatshëm të jap dorëheqje, nëse është prioritet interesi shtetëror, do të jem përkrah interesave të qytetarëve. Ky vendim megjithatë është i organeve të qeverisë dhe çfarëdo forme do t’i përshtatem”, ka thënë Zeqiri.

Ndryshe, të martën e 1 gushtit, kanë nisur procedurat ligjore për largimin e kryetarëve aktualë në katër komunat veriore dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Përmes një vendimi të lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, është caktuar grupi punues për hartimin e udhëzimit administrativ “për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave”.

Grupi punues përbëhet nga 11 anëtarë, derisa në vendim thuhet se në procesin e hartimit të projekt-udhëzimit administrativ mbështetet nga kabineti i Ministrit të MAPL-së, Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga ambasadat e akredituara në Republikën e Kosovës dhe OSBE-ja.

“Grupi punues është përgjegjës për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave. Grupi punues duhet të finalizojë projekt-udhëzimin administrativ dhe ta procedojë te Zyra e Sekretarit të përgjithshëm të MAPL-së deri më datën 01 shtator 2023”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe: Qeveria fillon procedurat ligjore për largimin e kryetarëve në veri (DOKUMENT)

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika