Ramadani: Agimi ka menduar se Ukshin Hoti duhej të ishte prijësi i luftës çlirimtare

Pjesë e bisedave të Agim e Shukrije Ramadanit ishin edhe figurat politike të Kosovës. Shukrije Ramadani tregon bisedat e saj me bashkëshortin duke veçuar dy figura politike të diskutimeve të tyre

Shukrije Ramadani, bashkëshortja e ish-komandantit Agim Ramadani
Shukrije Ramadani, bashkëshortja e ish-komandantit Agim Ramadani

Gjersa rrëfen kujtimet me Agimin, bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani, ka treguar se ishte Ukshin Hoti, ai i cili, sipas mendimit të Agimit, do të duhej të ishte prijësi i luftës çlirimtare të Kosovës.

E ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Shukrije Ramadani ka treguar bisedat e saj me bashkëshortin rreth figurave politike të vendit, e ndër të cilat, veçon Ukshin Hotin e ish-presidentin Ibrahim Rugova.

“Agimi ka menduar se Ukshin Hoti duhet të jetë prijësi i luftës çlimimtare. Kjo është arsyeja pse me Xhafën dhe Hoxhën ia nis më herët”, tregon Ramadani. “Ukshin Hoti duhet ta ketë rolin e udhëheqësit, ngase është i aftë në të gjitha aspektet…është njeri që bashkon”.

Për ish-presidentin Ibrahim Rugova, Agim Ramadani, siç tregon bashkëshortja, ishte në “rolin e Gandit”.

“Ngase Rugova e ka zgjedhur durimin, ai duhet t’i përmbahet asaj që para botës të dalë me këtë logo. Që është me rëndësi…ndoshta bota përmes një gandizmi do të na çmojë”, tregon Shukrije Ramadani, gjersa citon bashkëshortin e ndjerë, Agimin.

Të tjera: “I yti përgjithmonë”, letra që babai i kishte gjetur bashkëshortes së Agim Ramadanit

Të tjera: Bashkëshortja e Agim Ramadanit: Shtëpisë iu vu flaka qëllimshëm, cak ishte Agimi

Më 16 maj të vitit 1999, Ukshin Hoti thuhet të jetë liruar nga burgu i Dubravës. Sot e kësaj dite, ai mbetet në mesin e 1600 personave të zhdukur nga lufta e Kosovës.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika