Bashkëshortja e Agim Ramadanit: Shtëpisë iu vu flaka qëllimshëm, cak ishte Agimi

Bashkëshortja e Komandantit ‘Katana’ tregon se Agimi kishte pësuar djegie gjersa kishte shpëtuar djalin e një nëne kurde e cila jetonte në të njëjtën ndërtesë. Shukrije Ramadani thotë se sulmi ndaj shtëpisë, ishte i qëllimshëm

Shukrije Ramadani, bashkëshortja e ish-komandantit Agim Ramadani
Shukrije Ramadani, bashkëshortja e ish-komandantit Agim Ramadani

Shtëpia ku jetonte në Zvicër ish-komandanti Agim Ramadani me familjen, ishte djegur e tëra e të sigurt ishin se nuk ishte bërë nga pakujdesia.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani, tregon se djegia e shtëpisë ishte bërë qëllimshëm, e që cak ishte i ndjeri Agim Ramadani.

“Sapo fillova orën, dëgjova sirenat e alarmit të rrezikut të zjarrfikësve. U shqetësova dhe telefonova në shtëpinë tonë, kishim një telefon fiks…parandjeva diçka të keqe dhe para 15 minutash, i lirova nxënësit. Kur u ktheva shtëpia ishte në flak. Kurrë s’e harroj si kam bërtitur si e çmendur. Edhe Agimi ma kishte ngjitur për dy krahët e më thojke ‘Ja ku jam’. Ai e ka pasur një mjekërr goxha të gjatë, edhe flokët dhe ishte djegur aq shumë saqë nuk e njihja, ishte bërë zi. Bërtiti ‘Ja ku jam’, aty erdha në vete. Djalin e kishin marrë motrat medicionale, ishte zbehur e kishte djegur këmbën. Pasi u qetësova, më sqaruan situatën”, ka treguar ajo. “Ka qenë e qëllimshme. Policia na mori dhe na dërgoi. Më kujtohet kishte bunker atë shkolla me çfarë pastërtie. Aty kishte ushqim e rroba për tërë fshatin, Aty na vendosëm…kurrë nuk u gjet kush dhe pse. Ne e dinim. Ishte target Agimi. Atë javë ka qenë i sëmurë dhe ishte në shtëpi. Dikush që e njihte e dinte, ne e dini se target ishte ai”.

Bashkëshortja e Komandantit ‘Katana’ tregon se Agimi kishte pësuar djegie gjersa kishte shpëtuar djalin e një nëne kurde e cila jetonte në të njëjtën ndërtesë.

Ngjarja kishte ndodhur në vitin 1993.

Familja Ramadani u shpërngul në një tjetër kanton për të nisur përsëri nga e para. Shukrija humbi punën, ndërsa Agimi nisi të punonte në një restorant. Më vonë, i njëjti në bashkëpunim me një zvicran, kishte hapur një autoshkollë. Me vete mori edhe dashurinë për artin.

Agim Ramadani hapi qendrën e pare kulturore shqiptare në Zvicër, në bashkëpunim me disa shokë.

“Jeta kulturore lulëzoi. Qendra Kulturore Shqiptare quhej”, tregon Shukrije Ramadani.

Qendra realizoi orë letrare, shfaqje e u bë vend frekuentues për personazhe të famshme shqiptare.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika