Dyshohet se është sulmuar seksualisht një grua në Gjilan, ndërsa një tjetër që është ngacmuar seksualisht në Pejë

Policia e Kosovës njofton se dyshohet që një grua është sulmuar seksualisht në Gjilan dhe një tjetër është ngacmuar seksualisht në Pejë

Policia e Kosovës njofton se të shtunën e 05 gushtit është raportuar se një grua është sulmuar seksualisht në Gjilan.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti është në procedurë hetimore.

“Gjilan 05.08.2023 – 19:15. Raportohet se një i dyshuar mashkull, deri me tani i panjohur, e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Ndërsa në Pejë, dyshohet se një grua është ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pejë 05.08.2023 – 13:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar mashkull e kishte ngacmuar seksualisht. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika