Vrasja në Klinë – I dyshuari kishte grabitur një veturë dhe ishte larguar në drejtim tё Gurrakocit

Lidhur me vrasjen që ndodhi sot (e hënë) në Klinë, si pasojë e së cilës një person nuk i mbijetoi plagëve dhe vdiq, Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje rreth rastit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vrasjes që ndodhi gjatë kësaj të hënëje në Klinë.

Pasi që mori informacione se në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë kishte gjuajtje me armë, Policia kishte dalë menjëherë në vendngjarje.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është kuptuar se njё person është plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti është dërguar në QKMF-Klinё, dhe më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, aty nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, njofton Policia.

Policia njofton se i dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur dhe gjatë arratisjes i dyshuari nën kërcënimin e armës nga një qytetar ka grabitur veturën dhe është larguar në drejtim të Gurrakocit.

“Njësitet relevante janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar dhe me të arritur në fshatin Kosh-Istog, është gjetur vetura e braktisur ndërsa personi i dyshuar është ende në kërkim policor”, njofton tutje Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

Këtë të hënë ka vdekur një person që është plagosur në një lokal në Klinë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarri, kanë bërë të ditur nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Lexo dhe: Vdes personi që u plagos në një lokal të Klinës, i dyshuari në arrati

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, i cili ka theksuar se në koordinim me Policinë e Kosovës po punohet për lokalizmin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika