Osmani pret në takim ambasadorin Rohde, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

Presidentja Osmani ka pritur në takim këtë të martë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend

Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim këtë të martë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast u diskutua edhe për punën që po bëhet për zbatimin e çështjeve të dakorduara në Bratisllavë”, njofton Presidenca.

Pamje nga takimi

Presidentja Osmani ka vlerësuar bashkëpunimin me Gjermaninë dhe ka konfirmuar partneritetin e palëkundur ndërmjet të dyja vendeve.

Në këtë takim, presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde kanë diskutuar edhe për edicionin e sivjetëm të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika