Gjuha e trupit dhe çfarë tregon ajo për ne

Këtë të mërkurë në kuadër të emisionit “Jeto” me Xheneta Asllanin, u diskutua në lidhje me gjuhën e trupit.

I ftuar në emisionin “Jeto” në Radio Dukagjini sonte ishte psikologu dhe psikoterapisti Ylli Avdijaj, i cili deklaroi se truri dhe trupi bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, duke theksuar se mendimet tona dhe gjenja jonë emocionale në mënyrë direkte apo indirekte shprehet përmes trupit.

Gjendja jonë emocionale sipas psikologut, varet shpesh prej qëndrimit të trupit dhe asaj që trupi jonë shpreh, e që ne shumë pak i kushtojmë vëmendje, sidomos ato mendime, emocione, ndjenja e telashe që ne tentojmë t’i fshehim, shfaqen nëpërmes lëvizjeve tona dhe trupit tonë.

Avdijaj thotë se gjuha e trupit si gjuhë jo-verbale shpeshherë bazohet në mimikat, kontakti me sy, toni i zërit, prekjet, distanca dhe lëvizjet. Por sipas tij në këtë aspekt luan rol edhe kultura, pasi jo në çdo popull të njejtat lëvizje kanë të njëjtin kuptim.

Edhe në aspektin psikoterapeutik, Avdijaj thekson se ata nuk tentojnë t’u japin interpretim këtyre shenjave, mirëpo i vërejnë shenjat e tilla dhe e pyesin personin se çfarë po e mundon, pasi nuk ka përgjigje fikse pas një shenje të cakutar, por duhet kuptuar se çfarë fshihet më thellë pas saj.

Fshehja e diçkaje, apo edhe gënjeshtra sipas psikologut, shoqërohen me mungesën e kontaktit me sy, pasi personi ndihet se në rast të shikimit të drejtpërdrejt në sy e zbarkon të gjithë atë që e ka brenda tek bashkëfolësi.

Tek lëvizja e tepruar gjatë të folurit, çoftë me duar apo pjesë tjera sipas Avdijajt nënkupton dy gjëra, personi në fjalë mund të ketë problem me hiperaktivitet, gjë për të cilën mund edhe të diagnostikohet, apo në të kundërtën, thjeshtë ka një nevojë për t’u shprehur dhe për t’u dëgjuar, e diskutimi verbal i duket i pamjaftueshëm.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika