Zhvillohen aktivitete policore në kuadër të planit operativ “Goditja 2023”

Policia e Kosovës dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, në vazhdimësi po ndërmarrin aktivitete policore në kuadër të planit operativ “Goditja 2023’’.

“Qëllimi kryesor i kësaj aktiviteti është të reduktojë rreziqet dhe tensionet që shkaktohen nga armëmbajtja pa leje dhe të ndihmojë në forcimin e rendit dhe sigurisë publike. Në këtë drejtim, me qëllim të kujdesit për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetarët. Kjo arrihet duke bashkëpunuar ngushtë i gjithë komuniteti për t’u arritur qëllimet e përbashkëta”, njofton policia.

Policia njofton se në rastet kur armët qarkullojnë në duar të personave të paautorizuara, sjellin rreziqe të rënda për ata që na rrethojnë dhe rritet mundësia e krimeve duke përfshirë vrasjet, grabitjet dhe veprat e tjera të kriminalitetit.

Tutje, në këtë njoftim thuhet se konfiskimi i armëve pa leje është prioritet i policisë, që synojnë stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.

Bazuar në të dhënat dhe raportet e policisë mbi zbatimin e planit operativ “Goditja 2023” që nga data 08.08.2023 deri më datën 11.08.2023 janë kontrolluar njëzet e pesë lokale, janë kontrolluar 1 mijë e 649 automjete, legjitimuar 1 mijë e 955 persona, konfiskuar katër armë dhe arrestuar e dërguar në mbajtje 13 persona.

“Rreth luftimit të kësaj dukurie duhet aktivitet i përbashkët i institucioneve relevante në vend. Policia do të vazhdojë aktivitetet duke hartuar e zbatuar plane operative, duke ndërmarrë fushata vetëdijësuese dhe për të pasur suksese më të mëdha fton të gjithë qytetarët për bashkëpunim në këtë drejtim. Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan mbetet e përkushtuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetarët”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika