Mushkolaj: Kurti shkoi në Maqedoni për të përkrahur parti të reja kundër partisë shqiptare në pushtet

Në "Debat Plus” të RTV Dukagjini, analisti Imer Mushkolaj ka vlerësuar se vizita e Kurtit ishte qartazi një mbështetje ndaj kundërshtarëve të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit. Krahas kësaj, Mushkolaj pati kritika edhe për projektin 200 milionësh për të lidhur Prizrenin e Tetovën

Si “gabimi i radhës” është cilësuar vizita e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Maqedoni nga ana e analistit, Imer Mushkolaj.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, ky i fundit ka vlerësuar se vizita e Kurtit ishte qartazi një mbështetje ndaj kundërshtarëve të Ali Ahmetit.

“Kjo është totalisht pjesë e diskursit të Kurtit që mund të futet në fushatë parazgjedhore, para parazgjedhore, për shkak se në Maqedoni pritet që zgjedhjet të mbahen para mesit të vitit të ardhshëm. Kurti ka shkruar në Maqedoni ekskluzivisht për të përkrahur franskione, parti të reja që janë kundër partisë shqiptare në pushtet, Bedri Isa e Ali Ahemtit. Kjo është e qartë…Kurti po e bën gabimin e radhës siç e bëri në Shqipëri…po përzihet në punët e Maqedonisë, nuk ishte vizitë zyrtare”, ka deklaruar Mushkolaj.

Lidhur me projektin 200 milionësh për të lidhur Prizrenin e Tetovën, Mushkolaj thotë se Kurti duhet të tregojë prioritetet e tij.

“Më duket e paarsyeshme, për mos të thënë banale, që Kryeministri i Kosovës qe dy vjet e gjysëm në qeverisje ka bërë hapa të breshkës e diku as hapa të tillë, për të kyer projekte në infrastrukturë e na flet për projektin 200 milionësh për të lidhur Prizrenin e Tetovën. Kurti duhet të na tregojë se çka ka për prioritet”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ky i fundit tha se qytetarët e Pejës dhe jo vetëm përballen me probleme të udhëtimit si shkak i infrastrukturës çdo ditë.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika