Pas 8 dite në arrati, dorëzohet Tush Frroku, i dyshuari për vrasjen në Klinë

Pas 1 jave në arrati Tush Frrokaj iu është dorëzuar organeve të drejtësisë. Teksa avokati i tij thotë se ai u dorëzua, policia thotë se i njëjti është arrestuar. Prokuroria tsshmë ka kërkuar që të njëjtit ti caktohet masa e paraburgimit, për shkak se i njëjti dyshohet për 4 vepra penale përfshirë vrasjen e Anton Prelës më 7 gusht

Problemet familjare mes Tush Frrokajt e Anton Prelës dyshohet të jenë motivi i vrasjes së këtij të fundit.

Pas më shumë se 1 jave në arrati e kërkimeve të shumta nga ana e institucioneve te drejtësisë, Tush Frroku i dyshuar për vrasjen e Prelajt u dorëzua në Polici.

Nga Policia kanë thënë se i njëjti është arrestuar, por avokati i Frrokajt, Gani Kelmendi thotë se ai është dorëzuar.

Kelmendi përmes telefoni ka treguar se gjendja e tij ishte e rënduar dhe se i njëjti kishte qëndruar në një shtëpi të pabanueshme në Burojë të Skenderajt.

E nga Prokuoria në Pejë, thonë se kanë kërkuar paraburgim për të dyshuarin, tek tregojnë për veprat që dyshohet ai.

“I njëjti dyshohet për 4 vepra penale, veprën penale “vrasje e rëndë”, veprën penale “shtrëngimi”, “armëmbajtje paleje” dhe “dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë së huaj”, ka deklaruar Shkodran Nikçi, Zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.

Nikci shton se gjatë kohës sa i dyshuari ishte në arrati janë kryer bastisje në shumicën e qyteteve të Kosovës, dhe se gjatë kësaj kohe kanë siguar dëshmi të mjaftueshme për të dyshuarin.

“Me të ndodhë kjo vrasje personi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe prokurori i shtetit ka autorizuar policinë e Kosovës, që të shpallet në kërkim në mënyrë publike Tush Frroku, dhe njëkohësisht ka pasur kërkime intensive për kapjen e tij, janë bastisur dhjetëra lokacione në tërë territorin e Republikës së Kosovës, dhe besojm që kjo ka ndikuar që i njëjti të jetë prezent në procedurë penale.”, ka deklaruar Nikçi.

Anton Prela u vra në një kafiteri në qendër të Klinës, derisa i dyshuari për vrasjen e tij, që ishte familjar ishte i njohur për organet e drejtësisë.

Frrokaj ishte i ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi i njëjti akuzohej për vjedhje të rëndë.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika